Haradinaj: Vetëvendosje i bleu votat për presidentin

I pari i AAK, Ramush Haradinaj tha se VV’ja bleu votat për presidenten Vjosa Osmanin.

Ai tha se dëshira e Kurtit, duke kërcënuar me zgjedhje ishte i panevojshëm dhe I pakuptimit, përderisa ishte ftues i zgjedhjeve, ai tutje tha se momenti jo i mirë ishte “fakti i një dakordimi të plotë mes tyre e Vjosa Osmanit me ardhë në ora 10 në mbramje, ku në atë kohë ishin të mbyllur edhe marketet, ku e hapen parlamentin për të kërkuar ndryshimin e ligjit për zgjedhje”,tha ai, përcjell Periskopi

“Fituesi i zgjedhjeve ka lënë një shije të keqe e fituan, një qasje e kërcënimit për zgjedhje ishte dëshirë e pakuptimtë dhe e panevojshme për shkak se ata ishin fitues. Po kjo qasje e kërcënimit e nënshtrimit. Momenti i dytë jo i mirë që, ishte fakti i një dakordimi të plotë mes tyre e Vjosa Osmanit me ardh në ora 10 në mbramje, ku në atë kohë ishin të mbyllur edhe marketet, ku e hapen parlamentin për të kërkuar ndryshimine ligjit për zgjedhje, dhe momenti i fundit ishte blerja e votës, dy nga to ishin në dakordim me Listën Serbe, dhe mandej u siguruan dy vota jo-parimore, blerje e tregim i votash.”, tha Haradinaj në Rubikon.