Moti sot në Shqipëri

Do të jetë mot me vranësira dhe kthjellime gjatë orëve të paradites, por gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat e lehta të largohen nga ultësira Perëndimore duke u zhvendosur përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5 gradë C në 15 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.