Haradinaj: Vizat liberalizohen para Krishtlindjeve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të merret para Krishtlindjeve.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shumë zyrtarë gjerman janë duke lobuar që sa më parë të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë e di që vendimi do të merret këtë vit. Nuk kam dashur të deklarohem edhe për shkak të proceseve të BE-së”.

Kryeministri në detyrë, thotë se nuk dëshiron të fitojë vota me këtë premtim, por beson se vendimi merret këtë vit.

“A po vjen dikush në Prishtinë të kërkojë ndonjë kusht për vizat. Të gjithë po na kërkojnë falje pse nuk ka ndodhur liberalizimi”.

Haradinaj thotë se ka shkuar në Francë për t’u takuar me ministrin e Brendshëm francez vetëm për të lobuar për vizat.

Ai ka thënë se nuk mund të injorohen fjalët e Peter Bayer që ka thënë se vizat ndoshta do të liberalizohen para Krishtlindjeve.

“Unë nuk vendos por kemi premtime nga BE-ja që kjo punë kryhet para Krishtlindjeve”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.