Haradinaj vlerëson lartë figurën e profesor Sabit Brokaj

Me rastin e vdekjes së Prof. Sabit Brokaj, ish Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj e ka vlerësuar lartë kontributin dhe atdhetarizmin e tij shkruan Fokusi.info.

Na paska lënë biri më i devotshëm i ktyre 3 dekadave më sfiduese kombëtare !
Sapo morëm lajmin për përmbylljen e jetës së atdhetarit të madh liridashës, ushtarakut çlirimtar Prof. Sabit Brokaj, ish-ministrit të Mbrojtjes (1998), në qeverinë e kërcënuar drejtëpërdrejtë nga disa qendra e qarqe të fuqive të mëdha perëndimore (jo përkrahëse të kombit shqiptar), të cilat në atë kohë kërcënuan me sanksione e ndërhyrje të drejtëpërdrejtë me trupa ushtarake ndaj Tiranës Zyrtare për shkak të mbështetjes së çlirimit të pjesës veriore të Shqipërisë-Kosovës Shqiptare.

Lavdi e përhershme këti burri dhe biri të kombit tonë!