Harroi pa ngritur frenat e dorës, i biri ka mbytur aksidentalisht babain e tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku pas një gabimi aksidental i të birit, ka humbur jetën babai i tij.

Furgoni i parkuar ishte lënë pa frenat e dorës dhe ka marrë para babain e shoferit.

Si pasojë ka ndërruar jetë Bedri Hoxha, 67-vjeç.

Mjeti tip “Ford” u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës. Por duke qenë se kishte harruar të ngrinte frenat e dorës, dhe vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur, furgoni ka marrë para të atin e tij.

Raportohet se djali i tij në tentativë për të ndalur mjetin është aksidentuar rëndë duke thyer një këmbë.

Mësohet se i moshuari ish-arsimtar, kishte vetëm një vit që kishte dalë në pension.

Djali ndodhet në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.