Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘’Grabitje në tentativë’’

Sonte rreth orës 18:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar se në rrugën ‘Shote Galica’ persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull/kosovar për t’ grabitur më pas ishin larguar, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta operativo-hetimore, mbi bazën e informacioneve të pranuara nga viktima njësitet policore menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarve, si rezultat i hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se tre personat e dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e viktimës ku nën kërcënimin e një shkopi druri i kanë kërkuar para, pasi nuk kanë gjetur para viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.