Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit

Enver Hasani Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhëniëve Ndërkombëtare në një intervistë me shkrim për Gazetën Express ka folur rreth dakordimit të Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për të Zhdukurit.

Hasani insiston që problemi i kësaj deklarate nuk është “emërtimi i viktimave të zhdukura me dhunë, por te rezervat në Nenin 2 të Konventës për të zhdukurit me dhunë”, që i ka shprehur Vuçiq në emër të Serbisë.

Hasani kritikon kryeministrin që në bazë të kësaj deklarate ka marrë zotimin për hapjen në mënyrë institucionale të provave materiale për të zhdukurit. “Del që jemi të barbartë me Serbinë në zhdukjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo është absurd” thotë Hasani.

“Zoti Kurti është dashur të mos pranoj rezervën e Vuçiqit dhe të insistojë në standardet ndrëkombëtare mbi përgjegjësinë e shteteve sovrane dhe të pavarura për zhdukjen me dhunë të njerëzve, që kryhet nga shteti dhe agjentët e tij ose personat e autorizuar nga ta”, thotë ai.