Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë, disa persona marrin trajtim mjekësor

Një banesë është përfshirë nga flakët sonte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për lajmi.net ka thënë se informata për zjarrin në këtë objekt banesor është marrë rreth orës 18:00.

Ajo ka thënë se njësitet e zjarrfikësve u janë përgjigjur thirrjeve duke e lokalizuar zjarrin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muhamet Qami”, teksa disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi).

Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.