Gjasula i shënon liderit të tabelës në Bundesligë (video)

Klaus Gjasula ka arritur të shënojë golin e tij të parë në elitën e futbollit gjerman. Gladiatori shqiptar ka ngushtuar shifrat për ekipin e tij të Paderborn, që ka humbur me shifrat 2-3 në ndeshjen kundër Leipzig, që me këtë fitore shkon momentalisht në krye të klasifikimit.

Goli nga mesfushori shqiptar ka ardhur në minutën e 73 të takimit, ku pas një pasimi dhënë në zonën kundërshtare për të nga Antwi-Adjej, e ka goditur topin me të majtën e tij duke tundur kështu rrjetën.