Hashim Thaçi kopjon Edi Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një fotografie me një të ri shqiptarë që punon si polic në Uashington ka treguar për punën që shumë të rinj shqiptarë e bëjnë në botë.

“SHBA-ja është shtëpi për shumë shqiptarë, që janë integruar dhe kontribuojnë për shoqërinë dhe shtetin amerikan. Erijonin, i cili shërben si polic në Uashington, e takova sa ishte në detyrë në rrugët e kryeqytetit më të rëndësishëm në botë”, ka shkruar Thaçi.