Haxhi Krasniqi rikthehet fuqishëm, fiton me nokaut në raundin e gjashtë

Ka përfunduar meçi në mes të  boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner.

Në meçin e zhvilluar sonte, Krasniqi ka fituar duke e mbyllur para kohe.

Në rundin e gjashtë, boksieri nga Juniku fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.

Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks. /Fokusi.info/