E pritën 25 mijë tifozë në aeroport, Falcao ua shpërblen me gol (Video)

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, u prit si hero nga tifozët e Galatasarayt, në momentin e transferimit te kampionët në fuqi të Turqisë.

Plot 25 mijë tifozë të Gallatës shkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen bomberit 33-vjeçar.

Falcao ua ka shpërblyer më së miri këtë respekt tifozëve të skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në debutim.

Kolumbiani kaloi në avantazh Galatasarayn në minutën e 38-të në sfidën e sotme ndaj Kasimpasha dhe ky ishte edhe goli i fitores.

I ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit, Falcao arriti të tundte rrjetën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën turke.

https://www.youtube.com/watch?v=StWEh8efOk0