Haxhiu: Diskriminimit të pensionistëve kontributdhënës po i vie fundi

Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë përkrahje nismës legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti.

Kjo nismë është iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, konkretisht nga deputetja Teuta Haxhiu.

Ajo ka thënë se me këtë mendim pozitiv nga Qeveria, tani diskriminimit të kësaj kategorie po i vie fundi.

“Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar) duket se po shkon drejt fundit” tha Haxhiu.

Haxhiu ka vënë në dukje se Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoi nismën e tyre legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm:” 15 vite përvojë pune para vitit 99- të”’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.