Klinaku demanton lajmin se hetuesit e dhomave të specializuara kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku e ka demantuar lajmin se hetuesit e dhomave të specializuara kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Klinaku përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në disa lajme që i pashë, thuhet se hetuesit e dhomave të specializuara kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së gjë që nuk është e vërtetë.

Hetuesit kanë qenë në zyrë sepse i kemi pranuar në takim, kemi pi kafe dhe ua kemi dhënë kopjen (pas konsultimit me telefon me kryetarin Gucati), kopje që e kemi pasur për t’ia dorëzuar prokurorisë, shkruan Klinaku.

Statusi i plotë:

Media të nderuara!

Në disa lajme që i pashë, thuhet se hetuesit e dhomave të specializuara kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së gjë që nuk është e vërtetë.

Hetuesit kanë qenë në zyrë sepse i kemi pranuar në takim, kemi pi kafe dhe ua kemi dhënë kopjen (pas konsultimit me telefon me kryetarin Gucati), kopje që e kemi pasur për t’ia dorëzuar prokurorisë.

Ashtu siç e kemi thënë dje, iu tham edhe hetuesve që tri kopje të atyre dosjeve ua kemi dhënë mediave.