Haxhiu do të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot do të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit plotësues lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Sipas njoftimit, ky komision nis në orën 11:00.