Haxhiu i reagon Mujës: Nuk e kanë për Ridin, por po frikësoheni për veti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar atij të VV-së, Armend Muja, duke thënë se i njëjti “për matematikën e hajnisë është ekspert”.

Haxhiu tha se të gjithë që po e sulmojnë prokurorinë dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore “nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti”.

“Me nënshkrimin dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në koordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit”, tha Haxhiu.

Tutje, deputeti i PDK-së tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, e as ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari e as kryeministri i vendit, Albin Kurti.