Përfundon gjysmëmaratona Prishtina 2019, këta janë fituesit

Pas tre orësh aktivitet sportiv, zyrtarisht ka përfunduar gjysmëmaratona “Prishtina 2019”.

Pikënisja e kësaj maratone ka qenë përballë ndërtesës së Qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Vendet e para në këtë garë i kanë siguruar vrapuesit kenianë. I pari doli Hoseat Kiplagat Tuei, i dyti bashkëvendësi i tij, Kipruto Kibire dhe i treti Yoseef Sbaai.

Ndërsa tek garuesit vendorë ishte Tiron Mamusha, ai i cili doli i pari në disiplinën 21 kilometra.

Sa i përket disiplinës për pesë kilometra, fitues doli Çlirim Hyseni nga Trepça 89, i cili arriti në finish i pari, ndërsa pas tij u radhit Gent Kaja nga i njëjti klub.

Ndërsa tek femrat e para doli Gresa Bakraqi, e cila është shpallur atletja më e mirë e vitit nga Federata Atletike e Kosovës.

Pjesë e këtij vrapimi ishte edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.