Haxhiu: Minatorët s’ka arrit me i nënshtrua Serbia dhe s’do arrijë as menaxhmenti i Qeverisë “Zdravo”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi 151 minatorë të Trepçës janë ndëshkuar që mbajtën grevë.

Ai tha se “Minatorët nuk ka arrite me i nënshtruar Serbia dhe nuk mund t’i nënshtroj as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria “Zdravo”.

“Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve. Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë. Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit. Minatorët nuk ka arrit me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nënshtroj as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria “Zdravo”.

Ai ka thënë se dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, si dhe dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.

“Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë? P.S Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore: Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”