I “plas zemra” punëtorit, ia djeg shefit BMWX6-in

Dje në ora 13 e 43 minuta, pronari i një kompanie në Shkup ka njoftuar policinë se një ish i punësuar me iniciale L.S., e ka djegë me benzinë “BMW X 6” e cila ka qenë e parkuar na parkingun e ndërmarrjes.

Shkak për këtë, sipas denoncimit, janë disa rroga të papaguara ndaj L.S.

Zjarrin e kanë shuar të punësuarit, kurse L.S. është arrestuar në stacion policor për ndriçim të rastit. /Gazeta Lajm/