Krasniqi: Qeveria ua ka paguar serbëve rrymën 113 milionë euro, pensionin s’na e ka shtuar për asnjë cent

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, e cila po vazhdon të ua paguajë energjinë elektrike serbëve në veri.

Ai ka thënë se vetëm për dy vite Qeveria ka paguar 113 milionë euro për rrymën e shpenzuar nga serbët e Kosovës, ndërsa nuk i ka rritur pensionet për asnjë cent.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pushteti e zhvesh çdo mashtrues.

“Qeveria Kurti ua ka paguar 113 milionë euro serbëve të Kosovës për rrymën që kanë shpenzuar në vitet 2021 dhe 2022. Për këto dy vite, qeveria Kurti pensionin nuk na e ka shtuar për asnjë cent. Ndërsa mësuesit e arsimtarët i pati poshtëruar për 50 euro. Pushteti e ka një të mirë: nuk e lëshon asnjë mashtrues pa e zhvesh cullak”, ka shkruar Krasniqi.