Haxhiu mirëpret vendimin e Kushtetueses për Vettingun: Do ta bëjmë reformën e thellë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për amendamentet për procesin e Vettingut.

“Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm.

Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës”, është shprehur Haxhiu, përcjell KlanKosova.tv.

Ajo ka thënë se ka shumë punë përpara, duke shtuar se janë të përcaktuar për ta kaluar cdo sfidë.

“Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”.