Haxhiu nga Haga: Dihet botërisht se kriminelët e luftës në Kosovë ishin serbët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 23 vjetorin e gjenocidit serb në Kosovë, transmeton Fokusi.info.

Ajo ka thënë së institucionet e Kosovës po punojnë në mënyrë që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë, ajo ka thënë së ka familje që ende nuk e dinë ku gjendet trupi i familjarëve të tyre.

Haxhiu ka thënë së bota e ka parë gjenocidin e kryer por kjo duhet të del në pah prapë, deri kur drejtësia të bie në vend.

Postimi i plotë i saj:

23 vjet më parë, Kosova po përjetonte një gjenocid të tmerrshëm të vrasjeve masive të popullsisë civile. Një pranverë e cila po karakterizohej me operacione shoviniste të Serbisë ndaj popullsisë shqiptare.

Në Pastaselë të Rahovecit më 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim.

Në Burim të Malishevës, më 31 mars 1999 janë vrarë 42 shqiptarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeç.

Nëse botërisht ishte e qartë se kush ishin kriminelët e luftës, në vitin 1998/1999, bota duhet të dijë sërish, se kriminelët ishin në anën e Serbisë. Shumë prej tyre vazhdojnë ende të mbesin të lirë.

Drejtësia ende mungon për viktimat, për familjarët dhe për popullin e Kosovës.

Institucioneve të Republikës iu mbetet të përkushtohen edhe më tej që kriminelët serb të dalin para drejtësisë. /Fokusi.info/