Ahmeti tregon kur lejohet qarkullimi brenda Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se pas konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri të Shëndetësisë, Arben Vitia, masat do të mbesin të njëjta për Prishtinën, transmeton Fokusi.info.

Ahmeti tha se qarkullimi brenda komunës së Prishtinës lejohet na ora 06:00 deri në ora 17:00, për ata që kanë nevojë të dalin.

Postimi i plotë:

Nga ajo që dëgjuam në konferencë për media nga niveli qendror, masat mbesin të njejta. Pra qarkullimi brenda komunës tonë lejohet prej 06-17, për ata dhe vetëm për ata që kanë nevojë me dal. Hyrje daljet në Prishtinë mbesin të bllokuara përveç listes së dërguar nga Ministria e Tregtisë.

Qytetarë të Prishtinës, do të ju informojmë për çdo vendim të nivelit qendror. Do të jemi pranë jush për ta kaluar çdo fazë. Do ti shmangemi çfarëdo inkuadrimi në debatet politike të ditëve në vijim, duke ruajtur prioritetin kryesor që kemi këto ditë e ai është shëndeti juaj.

Ruajeni vetën dhe familjen.

#rriNshpi