Haxhiu: Nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pse Hashim Thaçi e do primatin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kërkesës së presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

Ajo përmes Facebook tha se presidenti Thaçi po e do primatin.

“Në këto rrethana nuk ka asnjë veprim që është dashur të bëhet dhe që nuk është bërë nga Qeveria. Të gjitha në kohë! Pse të shpallet gjendja e jashtëzakonshme kur situata është në kontroll dhe e menaxhueshme? Vaj halli nëse edhe në këto rrethana, Presidenti e do primatin. Kjo nuk i ndihmon situatës, përkundrazi!”, ka shkruar ajo.