Raportohet vdekje e dyshimtë e një femre në Kamenicë

Një femër është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti në fjalë është raportuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.