Haxhiu propozon që qytetarët të mund të tërheqin 30 për qind nga Trusti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka propozuar tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind.

Haxhiu tha se kjo për shkak të shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit.

Ai theksoi se këtë po e bën me kërkesë të qytetarëve.

Deputeti i PDK-së ka bërë edhe ndarjen se nga sa përqind të Trustit duhet të përfitojnë qytetarët.

“Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është mëse e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%. Propozim-amandamenti im do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët”.