Cili president serb kishte kërkuar të marrë pjesë në varrimin e Rugovës dhe ishte refuzuar nga familja

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kishte deklaruar se ka dashur të marrë pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës. Megjithatë, familja e presidentit të ndjerë dhe institucionet e Kosovës e kishin refuzuar kërkesën e tij.

Këto palë kishin thënë përmes një deklarate se nuk është momenti i duhur që Tadiqi të marrë pjesë në varrim.

Signature of Stabilisation and Association Agreement with Serbia by Olli Rehn, Member of the EC in charge of Enlargement, and Bozidar Djelic, Serbian Deputy Prime Minister, in presence of Boris Tadic, President of Serbia : Boris Tadic

Tadiq kishte thënë se ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Rugovës në shenjë mirësjelljeje.

Në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura. Ai u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin.