Haxhiu: Psikologu ka kërkuar lirimin nga karantina por MSh nuk e liroi, prandaj Vitia është përgjegjës për vdekjen e të riut

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë përgjegjës ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për vdekjen tragjike të të riut që ndodhi sot në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, shkruan Fokusi.info. 

Sipas raportimeve të mediave psikologu ka kërkuar lirimin nga karantina e të ndjerit, por Ministria e Shëndetësisë nuk e liroi atë.
Prandaj për këtë vdekje është përgjegjës ministri Arben Vitia, ka thënë Haxhiu.

Reagimi: 

Lajmi për vdekjen e një personi në karantinën e Qendrës së Studentëve, është shqetësues.

Shpreh keqardhje për humbjen e jetës së një djali të ri 26 vjeçar, i cili është hedhur nga kati i 5-të i Konvikteve që janë shëndrruar në karantinë.

Sipas raportimeve të mediave psikologu ka kërkuar lirimin nga karantina e të ndjerit, por Ministria e Shëndetësisë nuk e liroi atë.
Prandaj për këtë vdekje është përgjegjës ministri Arben Vitia.

Ka pasur informata se karantina në Qendrën e Studentëve nuk është duke u menaxhuar mirë, por se do të shkoj deri në këtë nivel keq menaxhimit sa që një qytetar të kërcej nga kati i 5-të, nuk e kam besuar.
Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse pēr menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, rrjedhimisht është përgjegjēse edhe për jetën e të gjithë personave të karantinuar aty.

MSH duhet të japë llogari për vdekjen e sotshme në karantinë të një qytetari të moshës së re i cili deri sa ishte nën pērkujdesjen e shtetit kërceu nga kati i 5-të.
A ka angazhuar Ministria e Shëndetësisë psikologë të mjaftueshëm për trajtimin e personave në karantinë?
A ka kontrolla të mjaftueshme mjekësore?
Në çfarë kushte higjienike jetojnë qytetarët në atë Qendër?

Mediat kanë raportuar se MSH ka liruar nga karantina aktivistë të LVV në emër të diagnozave psikiatrike, ndërsa sot një person kërceu nga kati i 5-të, të cilin psikologu udhëzoi që ta lirojnë nga karantina.

Rasti i sotëm po dëshmon se qytetarët në atë vendizolim nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë.
Ky është skandali i radhës i ministrit në ikje Arben Vitia i cili nuk po arrinë ta menaxhojë situatën në sistemin e përgjithshëm shëndetësor.

Ne duhet t’ju falenderohemi mjekëve profesionistë për punën e tyre të palodhur përballë pandemisë, se sa për ministrin Spitali Infektiv do të kolapsonte.

Rasti i sotëm i vdekjes së 26 vjeçarit është kryekëput përgjegjësi e ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.