Milimetrat e shpëtojnë, fluturon 10 metra në ajër (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me Luk Mosej në kampionatin e “Bennetts British Superbike”.

Piloti është rrëzuar në provat zyrtare duke fluturuar në ajër dhe duke rrëshqitur rreth 30 metra në pistë. Ai rrëzohet nga motori dhe fati i tij i mirë ishte që kundërshtari që kishte pas vetes nuk po ecte shumë shpejt dhe arriti të shmangte shkeljen e Mosej.

Ky i fundit shpëtoi mirë duke marrë parasysh aksidentin e tij të rrezikshëm, pasi pësoi vetëm disa fraktura në trup.