Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Mustafë Hoxha, varrimi bëhet nesër

Mustafë Hoxha, veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, ka ndërruar jetë sot në moshën 45-vjeçare.

Siç ka njoftuar dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës, varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 22.06.2019 në varrezat e komunës së Prizrenit, duke filluar në ora 13:00.

Nisja e funeralit bëhet nga rr. Ismail Kryeziu në Prizren./Fokusi.info/