Haxhiu – Qeverisë: Nëse nuk mundeni me siguru vaksina, hapni rrugë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka vazhduar të kritikojë Qeverinë e Kosovës në lidhje me vaksinat antiCOVID-19.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu përmendi të dhënat e vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë.

Ai, tha që nëse Qeveria e Kosovës nuk mund të sigurojë vaksinat kundër Covid-19, të hap rrugë, pasi sipas tij ka njerëz që mund të sigurojnë këto vaksina.
“Po ndodhin vdekje çdo ditë. Prej 14 shkurtit deri më sot 651 qytetarë që kanë humbur betejën më Covid-19. Prej themelimit të Qeverisë janë 435 raste që kanë humbur jetën. Ajo shumë shpejt për qeverinë është ngadalë për qytetarët. Nëse nuk jeni të zotë me sigurua vaksinën hapeni rrugën. Ka njerëz që munden me sigurua vaksinën. Duhet forca të gjithëve bashkë për të siguruar vaksinat. Ajo ‘shumë shpejtë’ që është deklaruar para 10 ditëve, është shumë ngadalë për qytetarët”, tha Haxhiu.