Klinaku reagon pas ftesave të reja nga Specialja: Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas ftesave të reja nga Gjykata Speciale, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi, Klinaku tha se në bankën e të akuzuarve duhet të jenë pushtuesit serb e jo lufta jonë çlirimtare.

Postimi i plotë:

Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare.