Haxhiu: Qytetarët po kërkojnë protesta, VV’ja nuk ka vendosur ende

Zyrtarja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka thënë se momentalisht nuk ka vendim për protesta nga Vetëvendosje.

Haxhiu ka thënë se ka një shqetësim të madh të qytetarëve për situatën aktuale politike.

“Mua për herë të parë më ka ndodh që të më shkruajnë aq shumë qytetarë që të më shprehin shqetësimin e madh për situatën aktuale politike”.

Zyrtarja e Vetëvendosjes ka thënë se nuk mund të paragjykojë se si mund të rrjedhin gjërat sa u përket protestave por momentalisht s’ka vendim.

“Aktualisht Vetëvendosje nuk ka vendos për ndonjë organizim. Vendimi për protesta merret në organet e Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu në RTV Dukagjin.

Haxhiu ka thënë se personalisht mendon se shëndeti i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në këto ditë.

“Por edhe është shumë e rëndësishme që qytetarët ta shprehin kundërshtimin e tyre sepse ka shtete që edhe në kohët pandemie qytetarët shprehin pakënaqësi”, tha ndër të tjera Albulena Haxhiu.