U tha se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan Vjosës, vjen reagimi: Udha e mbarë

Pak minuta më herët, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, tha se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në Iniciativë.

Por reagimi i LDK-së erdhi menjëherë, duke thënë një sqarim.

Sipas Degës së LDK-së, dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre, nuk janë LDK.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjoses 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë.
Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë.