Haxhiu: Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbështetje ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, i cili njoftoi se disa lokale po refuzojnë t’i shërbejnë komuniteteve.

Haxhiu tha se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm.

“Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm! Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim!“, ka shkruar ajo.

Ministri Krasniqi ka bërë thirrje për bojkotim të lokaleve që bëjnë diferencimin.