Haxhiu: S’i kemi hequr vijat e kuqe me PDK-në, i fitojmë mbi 50%

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëndosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka hequr vijat e kuqe për asnjë nga partitë politike për të cilat kishte deklaruar se kanë vija të kuqe.

Haxhiu në një konferencë për media ka përsëritur se VV-ja asnjëherë nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr vija të kuqe për subjektet qe kemi deklaruar se kemi vija të kuqe. Këtu është PDK-ja, ju e dini që në vazhdimësi kemi thënë se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Në sondazhet e fundit kemi mbështetjen e qytetarëve mbi 50%”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë, që së fundi Isa Mustafa nga LDK ka deklaruar se vijat e kuqe për PDK-në nuk kanë më kuptim pasi Vetëvendosje e shkeli marrëveshjen për qeverisje që e kishin pasur duke e shkarkuar Agim Veliun.