Haxhiu: Sveçla të jap dorëheqje, dështoi ta sjell para drejtësisë Pantiqin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka bashkëpunuar me grupet kriminale serbe për lirimin e Dejan Pantiqit dhe për t’i larguar barrikadat.

Sipas Haxhiut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duhet sonte të jap dorëheqje pasi që ka dështuar ta sjell para organeve të drejtësisë Pantiqin.

Postimi i plotë:

Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës dhe për 19 ditë nuk qe e aftë ta vë para drejtësisë policin Pantiq, por e lëshoi sot në arrest shtëpiak.

Lirimi i Pantiqit duket se është bërë me marrëvshjen e Qeverisë me grupet kriminale serbe. Pantiq lirohet serbët heqin barrikadat.
Kjo do të thotë nënshtrim i Qeverisë Kurti para grupeve kriminale.

Sot Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje sepse ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve te drejtësisë.

Veprimet e kësaj qeverie janë veprime të pamatura dhe ad-hoc, që po i bëjn dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës./Fokusi.info/