Haxhiu tallet me kërkesat e Qeverisë për kursim të rrymës: Me çka me u nxe, me fara të kumbullave?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se qytetarët çdo ditë e më shumë po e vërejnë paaftësinë e Qeverisë Kurti.

Ai madje ka ironizuar, në Edicionin Special, me kërkesat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për kursim të energjisë elektrike.

”Çdo qytetar, në çdo ditë të kësaj qeverie, po e sheh paaftësinë e saj”.

”Këta mund ta mbajnë si eksperte ministren e Ekonomisë, por situata aktuale me energjinë, deklaratat të cilat edhe qytetarët i marrin për shaka: Se me rrymë s’bon m’u nxeh, me dru jo, me qymyr jo, me pelet jo. Atëherë me çka me u nxe – me fara të kumbullave?”.