Boris Johnson pritet të jap sot lajmin e madh për rifillimin e Premierligës

Shpresat e Premierligës për rifillimin e sezonit do të marrin nxitje të madhe, pasi pritet që sot qeveria t’i jap dritën e gjelbërt.

‘Projekti Rifillimi’ planifikon që ndeshjet të luhen nga mesi i qershorit, me 92 ndeshjet e mbetura që do të luhen pas dyerve të mbyllura në vende neutrale.

Këto plane do të lëvizin një hap tjetër më afër realitetit të hënën [sot], me kryeministrin Boris Johnson i cili do të zbulojë se sporti profesional do të lejohet të kthehet muajin tjetër pasi kufizimet e bllokimit janë lehtësuar, raporton Telegraph.

Të dielën në mbrëmje, Z. Johnson iu drejtua Mbretërisë së Bashkuar lidhur me hapat e ardhshëm në betejën kundër koronavirusit, por nuk përmendi sportin profesional.

.Sidoqoftë, ai pritet të japë lejen për Premierligën për të realizuar planet e tyre ambicioze, për të rifilluar sezonin duke siguruar që kushtet e sigurisë janë përmbushur dhe shkalla e infeksionit në të gjithë vendin nuk fillon të rritet përsëri.