Haxhiu: Thirrja e mbledhjes së Qeverisë nga Haradinaj, shkelje kushtetuese

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me atë se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e ka thirrur mbledhjen e Qeverisë për nesër.

“Kjo është skandaloze. Secili vendim që mendohet të merret ka pasoja edhe penale.Kjo Qeveri ka rënë me dorëheqjen e Haradinajt. Ky është abuzim dhe shkelje kushtetuese”, ka shkruar ajo në Facebook.