Ramabaja rrëmben vëmendjen e mediave ruse, ia ripublikon artikullin një portal nga Moska

Analisti i njohur, Sadri Ramabaja, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ruse, duke treguar se një portal nga Moska ia ka publikuar analizën e tij me titull “Tregojani kufijtë Vuçiqit”.

“Portali rus që ndjek publikimet në mediat ndërkombëtare me peshë, ka publikuar të huazuar nga portali kroat Geopolitika. News, analizën time me titull: Pogled iz Prištine: Pokažite Vučiću granice [Pikërvështrim nga Prishtina: Tregojani kufijtë Vuçiqit]”, ka shkruar Ramabaja.

Portali InoSM është nje projekt medial interneti i cili mbikëqyr dhe përkthen artikuj të publikuara ne mediat e huaja perëndimore, dhe është pjesë e grupit medial të Russia Today

“Postimi përmban një ose më shumë lidhje (links) të një publikesi për të cilin Facebook beson se ështe tërësisht ose pjesërisht nën kontroll redaktoriale e Qeverisë ruse”.