Haxhiu: U bën pazare të ndyra, nga sot Kosova do të udhëhiqet nga një njeri

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e vendit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se ‘ka rrëshqitur në pushtet absolut majtist që do të udhëhiqet nga një njeri”.

“Ky kthim prapa në demokraci u bë e mundur falë koalicionit më të ri “VEGËL” (Vetëvendosje, Guxo dhe LDK) dhe deputetêve që u shiten për pazare të ndyta dhe pranuan të bëhen “vegël” e autokratit Kurti.

Akronimi VEGËL i përgjigjet më së mir të gjithë atyre që sot u bënë pjesë e procesit të votimit, sepse u shndërruan në “vegël” të Albinit.

Shantazhe e kërcënime, joshje, poste e pazare të ndyta u bënë sot vetëm me një qellim që Albini të kontrolloj Qeverinë, Presidencën, Kuvendin, drejtësinë, sigurinë dhe të gjitha pushtetet”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Sot Kosova ka bërë kthim prapa në demokraci, ka rrëshqitur në pushtet absolut majtist që do të udhëhiqet nga një njeri.

Kosova nga një vend demokratik me ndarje të pushteteve dhe përgjegjësive, nga sot të gjitha pushtetet i ka koncentruar në dorën e një njeriu.

Ky është hapi i parë drejt pushtetit absolut majtist dhe diktatorial.

Ky kthim prapa në demokraci u bë e mundur falë koalicionit më të ri “VEGËL” (Vetëvendosje, Guxo dhe LDK) dhe deputetêve që u shiten për pazare të ndyta dhe pranuan të bëhen “vegël” e autokratit Kurti.

Akronimi VEGËL i përgjigjet më së mir të gjithë atyre që sot u bënë pjesë e procesit të votimit, sepse u shndërruan në “vegël” të Albinit.

Shantazhe e kërcënime, joshje, poste e pazare të ndyta u bënë sot vetëm me një qellim që Albini të kontrolloj Qeverinë, Presidencën, Kuvendin, drejtësinë, sigurinë dhe të gjitha pushtetet.

PDK do të jetë partia opozitare që do të mbroj demokracinë dhe do të jetë gardiane e shtetit.