Haxhiu: Ushtria e Kosovës është jetësim i amanetit të legjendarit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve, ushtarëve të UÇK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu e ka konsideruar arritje të madhe vendimin që Ushtria e Kosovës të rreshtohet në misione paqeruajtëse, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë: “Krenar me ushtrinë tonë, respekt për ushtaret dhe ushtarët, nën-oficerët dhe oficeret e FSK-së”.

Postimi i plotë:

Sot me votën tonë Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin që Ushtria e Kosovēs të rreshtohet në misione paqeruajtëse përkrah ushtrisë Amerikane, krah për krah Gardës Kombëtare të Iowa-së.

Kjo është një e arritur e madhe e ushtrisë tonë që u bë e mundur falë partnerëve tonë strategjik SHBA, BE dhe NATO.Si ish luftëtar i UÇK-së, tani deputet, e ndiej vetën të plotësuar me vendimarrjen për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dy vite me parë.

Dhe vota sot për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse me Ushtrinë Amerikane është jetësim i amanetit të legjendarit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve, ushtarëve të UCK-së, martirëve dhe dhe gjithë atyre që sakrifikuan ndër breza.Krenar me ushtrinë tonë, respekt për ushtaret dhe ushtarët, nën-oficerët dhe oficeret e FSK-së.

Mirënjohje dhe respekt për punën e tyre profesionale!Ju lumtë Gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandant i FSK-së, nip i devotshëm i Adem Jasharit!