Haxhiu: Vetëvendosjes i është bërë obsesion Hashim Thaçi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka lëshuar akuza ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas Haxhiut, dalja e Vitisë pa maskë në tubimin e VV-së, ka ndikuar negativisht në perceptimin ndaj virusit nga qytetarët.

“Dalja pa maskë në tubim e ish ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ndikuar në besueshmërinë e qytetarëve ndaj virusit, sepse ai çdo natë dilte për të dhënë këshilla, të cilat nuk i zbatoi vetë”, deklaroi ai në Kanal10.

Haxhiu gjatë debatit me deputetin e VV-së, Fitim Uka, ka deklaruar se kësaj partie iu ka bërë obsesion Hashim Thaçi.

“Nuk ka emision dhe paraqitje publike që VV-ja nuk e përmend presidentin Hashim Thaçi”, shprehet Haxhiu.