Haxhiu-Vitisë: Lej dasmat përvishju punës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të lajmit ku ministri Vitia shihet tek hedhë valle në një dasmë, ndërsa sot nuk është kryer asnjë vaksinim, ku dihet se të shtunën dhe të dielën nuk ka punohet tek vaksinimet, e që është e pakuptueshme.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Vitia që t’i lë dasmat dhe të merret me pandeminë.

“Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm.”, ka shkruar Haxhiu.

Ky reagim nga Haxhiu vjen pas publikimit të lajmit se ministri Vitia ka marrë pjesë në një dasmë ku dyshohet se ishin rreth 500 të ftuar, çfarë përbën shkelje të masave kunder Covid, të cilat vetë ai i ka miratuar.

Reagimi i Haxhiut:

Sot asnjë vaksinim. Pse?

Ministër a ke përgjigje, pse gjatë vikendeve nuk po vaksinohen qytetarët, a ndoshta virusi e ka pushim edhe ai.
Edhe pse numri i të infektuarve ka filluar të rritet Qeverisë nuk po i ngutet m’i vaksinu popullatën e në anën tjetër apelojnë që të bëhet vaksinimi.

Qeveria është përgjegjëse për këtë neglizhencë që po ndodhë sa i përketë vaksinimit, për dështim të programit të vaksinimit.

Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm.