“Do të kemi një grumbullim më të madh të familjes”, presidentja tregon se me kë do ta festojë vitin e ri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka treguar se në ditën e fundit të vitit 2023 bën vizita nëpër institucione që janë në detyrë, që merren me shëndetin dhe sigurinë tonë.

Osmani deklaroi në RTV Dukagjini, se ajo këto vizita i bën në mënyrë që t’i falënderoi të gjithë për punën.

“Në fundvit, data 31 dhjetor është kombinim i vizitave të institucioneve që janë kujdestare që merren me shëndetin tonë edhe me sigurinë tonë. Sepse shumë prej këtyre heronjve të përditshëm, përderisa ne e festojmë ndërrimin e mot-moteve me familje, ata janë në detyrë, janë në punë. Kështu që detyra ime është që të dal gjatë ditës, dhe t’i falënderoj për këtë punë që e bëjnë”, theksoi ajo.

Ndërkaq, vitin e ri 2024, Osmani tregoi se do ta festojë me familjarët e saj.

“Për natën e 31 dhjetorit, do të jemi e gjithë familja bashkë, bashkëshorti, vajzat, prindërit, motrat, axha, fëmijët e tyre, e kemi një grumbullim më të madh të familjes”, tha ajo.