Hazard shpallet asistuesi më i mirë në Ligën Premier

Eden Hazard e ka rrëmbyer çmimin e asistuesit më të mirë për sezonin 2018/19 në këtë sezon të Ligës Premier.

Ylli belg kishte një sezon mbresëlënës te skuadra londineze, duke bërë në total 15 asistime, më së shumti në top pesë ligat evropiane, derisa të dielën (12 maj) mori në duar çmimin e madh, shkruan telegrafi.

Hazard me Chelsean në këtë sezon përfunduan në vendin e tretë me 72 pikë, për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Belgu në këtë sezon qëndroi mirë edhe me gola, pasi në total shënoi 16 gola, por që me shumë gjasë ky do të jetë sezoni i tij në Ligën Premier.

Hazard ka bërë me dije se ai tashmë ia ka treguar Cheleat të ardhmen e tij, ndërsa në verë pritet që të zbulohet e gjitha, ndërsa mundësitë janë të mëdha që të kalojë te Real Madridi.