Haziri: Albin Kurti në mënyrë tinzare e ka luftuar Vjosa Osmanin, Isa Mustafa lider i pashembullt në Kosovë

Lutfi Haziri në ‘Pressing’ ka thënë se Albin Kurti e ka luftuar Vjosa Osmanin në vazhdimësi. Por ai thotë se në fund e fitoi Osmanin, por jo LDK-në.

“Ma thuani një emër në Kosovë që ka tejkalu veten që ka thënë kandidonte veten përtej vetes, asnjëri nuk e ka bë. Përkundrazi, Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit e ka rrëzu politikisht. Albin Kurti 6 javë në zgjedhje ka punu me rrëzu Vjosa Osmanin si kryeministre. Albin Kurti në mënyrë tinëzare e ka luftu vetëm Vjosa Osmanin dhe LDK-në, duke e trajtu si femër të pafuqishme, si femër karshi Albin Kurtit, si femër e pafuqishme dhe përfundimisht duke thënë se Vjosa Osmani nuk mund të bëj asgjë pa Albin Kurti”, ka thënë Haziri.

“Albin Kurti e ka fituar Vjosa Osmanin por jo LDK-në. Isa Mustafa si kandidat për kryeministër ka ardhë si kërkesë e anëtarësisë së LDK-së”, ka thënë ai.