Haziri flet për rastet e reja në Gjilan: Mos shko mysafir e as mos prano mysafirë

Në Komunën e Gjilanit janë paraqitur edhe tri raste të reja me koronavirus.

Kryetari Lutfi Haziri bën të ditur se rastet janë: M.I. (mashkull) i cili është edhe në dializë, M.R. (mashkull) i rekomanduar nga Spitali i Gjilanit dje dhe B.S. (femër) nga Lladova. Të dy meshkujt janë në Klinikën Infektive, ndërsa rasti i tretë në familje, por me kontakte të njohura për ne, shkruan Indeksonline.

Më tutje, ai tha që mos shkoni mysafir, a as mos pranoni.

Postimi i plotë: #Dita35. Sot i kemi edhe 3 raste të reja me #COVID19. M.I. (mashkull) i cili është edhe në dializë, M.R. (mashkull) i rekomanduar nga Spitali i Gjilanit dje dhe B.S. (femër) nga Lladova. Të dy meshkujt janë në Klinikën Infektive, ndërsa rasti i tretë në familje, por me kontakte të njohura për ne.

Ndërkohë që i kemi edhe dy raste të shëruara plotësisht.
Bëhu i përgjegjshëm. Mos shko mysafir e as mos prano mysafirë.

Mos i besoj askujtë ‘hajt se nashta s’e ka’. Me këdo që takohesh, duhesh me mendu që secili mundet me qenë potencialisht i infektuar. #rriNshpi