Haziri: Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur edhe njëherë lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Hazirit në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë.

‘’Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti. Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015’’, ka shkruar Haziri.

Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë, ka shtuar më tutje Haziri.